Presidenti amerikan, Donald Trump e ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv me të cilin ka premtuar se do t’i mbajë familjet bashkë, pas kritikave të shumta rreth ndarjes së tyre në kufi.
Ai tha se është prekur nga pamjet e fëmijëve që janë ndarë nga prindërit e tyre . “Po e bëj për t’i mbajtur familjet bashkë. Nuk më pëlqen që t’i shohë familjet që ndahen, por në të njëjtën kohë do të sigurohemi që të kemi kufi të fortë dhe të sigurt”, ka thënë Trumpi në ceremoninë e nënshkrimit, transmeton KTV.
Ai e pranoi se gruaja e tij, Melania dhe vajza Ivanka kanë pasur ndikim që ai të ndryshojë politikën. Zëvendëspresidenti Mike Pence dhe Sekretarja e Brendshme, Kirstjen Nielsen, ishin të pranishëm në ceremoni. Partia Republikane po përgatitej të kalonte një ligj në kongres kundër politikave të Presidentit Trump.
Mijëra fëmijë nga Meksika dhe vende të tjera u ndanë nga prindërit e tyre që kaluan ilegalisht kufirin me SHBA-në. Lëvizjet e Administratës Trump shkaktuan reagime të shumtë në SHBA dhe jashtë saj.
-
Vendimet e marra nga Trumpi në ditën e parë dhe ndikimi i tyre
-
SHBA-ja ndalon përndjekjen e familjeve emigrante
-
Në SHBA vazhdojnë kritikat për qëndrimin e familjeve imigrante
-
Trump: Kam udhëzuar të bashkohen familjet e imigrantëve
-
Trumpi nënshkruan urdhrin ekzekutiv për shpërbërjen e Departamentit të Arsimit