Gjatë konferencës lamtumirëse për bashkëpunëtorin e tij të afërt, Elon Musk, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ndau një këshillë martesore për presidentin francez Emmanuel Macron, pas publikimit të një videoje që tregonte përplasje me bashkëshorten e tij, Brigitte Macron.
I pyetur për videon që u bë virale menjëherë pas publikimit, Trump ka thënë se kishte folur me Macronin pas incidentit.
“Gjithmonë sigurohu që dera të jetë e mbyllur”, ishte këshilla e tij për homologun francez, e dhënë me humor.
Trump e përshkroi situatën, ku Brigitte shihej teksa i jepte një shuplakë Macronit në fytyrë, si “diçka jo të mirë”.
“Nuk ishte mirë. Kam folur me të, janë mirë. Janë dy njerëz të mrekullueshëm”, shtoi presidenti amerikan.
Trump theksoi marrëdhënien e ngushtë që ka pasur me çiftin Macron, sidomos gjatë mandatit të tij të parë, duke theksuar miqësinë mes tyre dhe numrin e madh të takimeve që kanë pasur me Melania Trumpin.
Incidenti ndodhi gjatë zbritjes së çiftit presidencial francez në Vietnam dhe më pas u komentua nga vetë Macroni, i cili u përpoq ta zbuste situatën duke thënë se ishte “shaka” dhe “ngacmim” mes bashkëshortëve.
VIDEO:
French President Macron was slapped by his wife 😬 pic.twitter.com/58yV2gtGOF