Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i vë ultimatum Iranit

Donald Trump

Foto: Associated Press

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar Iranin se i ka 48 orë afat për të arritur marrëveshje ose ta hapë Ngushticën e Hormuzit para se “ferri të bjerë mbi ta”.

“Kujtojeni kur ia dhashë Iranit dhjetë ditë për të BËRË MARRËVESHJE ose PËR TA HAPUR NGUSHTICËN E HORMUZIT. Koha po mbaron. 48 orë para se ferri të bjerë mbi ta. Lavdi Zotit. Presidenti Donald Trump”, ka shkruar ai të shtunën në “Truth Social”.

Më 27 mars, Trumpi pati njoftuar se e ka zgjatur për 10 ditë afatin që Irani ta hapë ngushticën e famshme.

Si pasojë e mbylljes së kësaj ngushtice, bota po përballet me çmime më të larta të derivateve. Ngushtica e Hormuzit shërben si rrugë për 20 për qind të eksporteve të naftës.

Më 28 shkurt, nisi lufta në Iran me sulmet e SHBA-së dhe të Izraelit. Nga ajo kohë, Irani u përgjigj me sulme ndaj Izraelit dhe bazave amerikane në Lindjen e Mesme.

S’është hera e parë që Trumpi ka vendosur ultimatume ndaj Iranit. 

Më 21 mars ai pati thënë se nëse Hormuzi s’hapet për 48 orë, Irani do të përballet me goditje të mëdha në termocentrale. 

Edhe Trumpi ka shtyrë disa herë afatin për Iranin, por afati i së martës thotë se është i fundit Botë 3 muaj më parë Trumpi ka shtyrë disa herë afatin për Iranin, por afati i së martës thotë se është i fundit

Dy ditë më pas kishte thënë se ka pasur biseda konstruktive e se ai do të shtyjë çdo sulm mbi infrastrukturën energjetike për pesë ditë.

Më 27 mars, Trumpi pezulloi për 10 ditë sulmet ndaj centraleve energjetike, në përgjigje të asaj që tha ishte kërkesë e Qeverisë së Iranit. Pra afati ishte deri më 6 prill.

Sot ai ka përsëritur këtë afat, duke thënë se kanë mbetur edhe 48 orë.