Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trumpi i vë bllokadë “librit të sekreteve” të Boltonit

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka nisur procedurat gjyqësore ndaj ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, John Bolton, për t’ia pamundësuar publikimin e librit që ka të bëjë me punën e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Sipas ankesës së Departamentit të Drejtësisë, libri përmban shumë informacione sekrete.

Vendimi për të nisur procedurat gjyqësore ndaj Boltonit u mor një ditë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se ish-këshilltari mund të përballet me ligjin në rast se e publikon librin.

Libri “The Room Where It Happened” është paraparë që të publikohet më 23 qershor. Por, kundërshtimin e tij Trumpi e ka arsyetuar me pretendimin se çdo bisedë me presidentin është sekrete.

Ai ka thënë se në rast të publikimit, Boltoni do të shkelte ligjin.

Edhe Boltoni po hetohet për zbulim të mundshëm të informatave të klasifikuara Botë Boltoni po hetohet për zbulim të mundshëm të informatave të klasifikuara

Mirëpo, shumë analistë kanë deklaruar se tentimet e Trumpit për bllokimin e librit do të jenë të kota.

Në muajin janar, Shtëpia e Bardhë kishte bërë të ditur se libri përmban hollësi shumë sekrete që duhet të hiqen, mirëpo këtë gjë e ka kundërshtuar Boltoni.