Presidenti i SHBA-së Donald Trump, e ka quajtur presidentin e Venezuelës Nicolas Maduro, një “lider i keq" dhe me ambicie “diktatori”, njëkohësisht ka kërcënuar se do të marrë masa të shpejta e të ashpra ekonomike.
Venezuela është polarizuar në mes të mbështetësve të presidentit Nicolas Maduro dhe kundërshtarëve opozitarë të cilët duan zgjedhje të reja, shkruan CNN, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPresidenti Nicolas Maduro ka njoftuar se një votim zyrtar do të mbahet në 30 korrik për asamblenë e re, e cila do të ketë fuqinë për rishkrimin e kushtetutës dhe shpërbërjen e institucioneve shtetërore. Për kritikët kjo do të përkthehej me diktaturë.
Gjatë së dielës 7.2 milionë mbështetës të opozitës, pothuajse një e treta e elektoratit të regjistruar në vend, kanë votuar jo-zyrtarisht refuzimin e asamblesë së propozuar.
Opozita gjithashtu po bën thirrje për zgjedhje të reja para se të përfundojë termi Maduro më 2019.
“Veprimet e tyre të forta dhe trime po vazhdojnë të injorohen nga një lider i keq që po ëndërron të bëhet diktator. SHBA nuk do të qëndrojë asnjëherë në anën e Venezuelës me këtë lider të keq”, ka thënë Trump.
“Shtetet e Bashkuara edhe një herë bëjnë thirrje për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne qëndrojmë me popullin e Venezuelës dhe kërkesat e tyre për t’i kthyer vendit një demokraci të begatë”, shtoi Trumpi.