Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e ka cilësuar “ditë të madhe për Gjermaninë dhe SHBA-në” fitoren e koalicionit konservator gjerman në zgjedhjet që u mbajtën më 23 shkurt.
Projeksionet aktuale e paraqesin Friedrich Merz
Presidenti amerikan ka thënë se ashtu sikur SHBA-ja, edhe populli gjerman u lodh nga agjenda “të paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin që ka mbizotëruar për vite”.
“Duket si partia konservatore në Gjermani ka fituar zgjedhjet, shumë të pritur...Kjo është një ditë e madhe për Gjermaninë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në udhëheqësinë e një ‘gentlemeni’...Urime të gjithëve”, ka thënë ai në rrjetin social Social Truth.
Sipas Trumpit, shumë fitore të tjera do të vijnë.
Mbi 84 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë marrë pjesë në këtë proces të dielën, duke u konsideruar si pjesëmarrja më e lartë që prej ribashkimit të Gjermanisë. Në zgjedhjet e 2021-s, pjesëmarrja ishte 76%.
-
Fituesi i zgjedhjeve në Gjermani kërkon të bëhet sa më parë qeveria
-
Merz i bën thirrje SHBA-së “të qëndrojë jashtë” politikës së brendshme gjermane
-
Gjermania pritet të bëhet sot me koalicion qeverisës
-
Merz: Do të bëj gjithçka për të ruajtur marrëdhënien e mirë SHBA-Evropë
-
Merz bën thirrje për pavarësi nga SHBA-ja