Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë të mërkurën para gazetarëve se e ka inkurajuar kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu që të vazhdojë me fushatën ushtarake në Republikën Islamike të Iranit, raporton CNN.
“I thashë, vazhdo përpara”, është shprehur Trumpi kur u pyet rreth mesazhit të tij për liderin izraelit në mes të tensioneve në rritje në rajonin e Lindjes së Mesme.
“Flas me të çdo ditë, ai është burrë i mirë, po bën punë të madhe”, ka vazhduar presidenti amerikan.
Biseda e fundit e njohur e Trumpit me Netanyahun u zhvillua dje (të martën), teksa presidenti amerikan po e konsideron t’i bashkohet përpjekjeve të Izraelit kundër Iranit.
I pyetur nëse i kishte dhënë Netanyahut ndonjë shenjë se mund ta ndihmonte shtetin hebraik përtej asaj që ka bërë tashmë, Trumpi ka thënë se nuk e ka bërë një gjë të tillë.
“Jo. Deri më tani, ai ka bërë një punë të mirë. Ai është trajtuar shumë padrejtësisht”, ka deklaruar Trumpi. “Ai është një president në kohë lufte dhe po kalon nëpër këtë marrëzi, është qesharake”.
Në ditën e gjashtë të luftimeve me Izraelin, Irani kërcënon SHBA-në
Dita e gjashtë e konfliktit:Lideri suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, ka paralajmëruar në rrjete sociale duke...-
Në ditën e gjashtë të luftimeve me Izraelin, Irani kërcënon SHBA-në
-
Khamenei: Izraeli do të paguajë për gabimet e veta, Irani nuk dorëzohet
-
Vendet që e përkrahin Iranin në luftën me Izraelin
-
Trumpi kërkon nga Izraeli dhe Irani që “t’i ndalin sulmet menjëherë”
-
Trumpi thotë se do të kërkojë nga Netanyahu të mos hakmerret ndaj Iranit