Presidenti amerikan Donald Trump beson se SHBA-ja do ta marrë nën kontroll Grenlandën, raporton “BBC”.
Trump javët e fundit ka shfaqur sërish interes për ta marrë kontrollin e territorit autonom danez.
“Mendoj se do ta kemi”, ka thënë Trump të shtunën, duke shtuar se ishulli me 57 mijë banorë dëshiron të jetë me SHBA-në.
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, ka insistuar se Grenlanda nuk është në shitje. Ajo ka pasur një telefonatë me Trumpin javën e kaluar.
Trump kishte përmendur idenë për ta blerë Grenlandën gjatë mandatit të tij të parë në vitin 2019.
“Mendoj se njerëzit duan të jenë me ne. Nuk e di çfarë pretendime ka Danimarka, por do të ishte veprim shumë jomiqësor nëse nuk e lejojnë të ndodhë, pasi është për mbrojtje të botës së lirë”, tha Trump.
-
Trumpi kërcënon vendet që s’e mbështesin për Grenlandën: Mund t’u vendos tarifa të ashpra
-
Trumpi përsërit: Do ta marrim Grenlandën, në një mënyrë apo tjetër
-
Trumpi përsërit kërcënimin se do ta përdorte ushtrinë për ta aneksuar Grenlandën
-
Trumpi s’e përjashton përdorimin e forcës për ta marrë Grenlandën
-
Kryeministrja daneze zotohet për mbrojtjen e Grenlandës