Botë

Trumpi akuzohet për “tentativë grusht shteti”

Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve që po vazhdon hetimet për trazirën e 6 janarit në Capitol të Washingtonit ka akuzuar ish-presidentin Donald Trump për nxitje të dhunës dhe tentim grusht shteti kur refuzoi t’ia dorëzonte postin, Joe Bidenit, fitues të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020

Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve që po heton trazirën e 6 janarit në Kapitol të Washingotnit ka fajësuar direkt Donald Trumpin, duke thënë se sulmi nuk ishte spontan, por “tentativë grusht shteti” dhe rezultat direkt i përpjekjeve të presidentit të mposhtur për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

Me publikimin e pamjeve në videon 12-minutëshe të grupeve ekstremiste duke sulmuar Shtëpinë e demokracisë amerikane, komiteti hetues i trazirës ka ofruar detaje se gënjeshtrat e përsëritura të Trumpit dhe tentimet publike për të ndalur fitoren e Joe Bidenit kanë nxitur sulmin ndaj demokracisë amerikane.

Përfaqësuesi Bennie Thompson, kryetar i panelit hetues, ka thënë se demokracia mbetet në rrezik.

“6 janari ishte kulmi i një tentim grusht-shteti. Tentim për të rrëzuar qeverinë. Dhuna nuk ishte aksidentale. Përfaqëson përpjekjet e fundit të Donald Trumpit për të ndalur transferimin e pushtetit”, ka thënë Thompson.

Dëshmitë në Dhomën e Përfaqësuesve janë bërë publike në pikun e shikueshmërisë në Shtetet e Bashkuara, mirëpo nuk synojnë të ndryshojnë mendimin e amerikanëve për sulmin në Capitol.

Hetimet e panelit synojnë që të qëndrojnë si regjistrime publike. Para zgjedhjeve të mesme dhe me Trumpin që po mendon të garojë përsëri për postin e presidentit, raporti përfundimtar synon ta mbajë përgjegjës ish-presidentin për sulmet në Capitol dhe të sigurohet se sulmet e tilla të mos ndodhin më.

“Donald Trumpi ishte në qendër të këtij konspiracioni. Dhe Donald Trumpi, presidenti i SHBA-së, nxiti turmën e kundërshtarëve të Kushtetutës që të marshonin drejt Kapitolit dhe të shembnin demokracinë amerikane”, ka shtuar Thomson.

Në pamjet e tjera shiheshin liderët e grupeve ekstreme që përgatiteshin për sulmin në Capitol me qëllim që të mbronin Trumpin. Një protestues ka thënë se shkuan në Capitol për shkak se Trumpi u kërkoi kështu.

Këto hetime Trumpi i ka cilësuar si asgjë të re, madje ka deklaruar nëpër rrjetet sociale se 6 janari “përfaqëson lëvizjen më të madhe në histori të shtetit amerikan”.

Mst: Dëshmitë e rreme

Dëshmia e së enjtes ka shfaqur se si Trumpi mbështetej te qëndrimet e tij të rreme për manipulim të zgjedhjeve, duke tubuar përkrahësit më 6 janar të vitit 2021 kur Kongresi po certifikonte rezultatin, ani pse të gjithë përreth tij insistonin se Bideni ligjshëm i ka fituar zgjedhjet.

Paneli i Dhomës së Përfaqësuesve ka publikuar edhe një klip, në të cilin ish-prokurori i përgjithshëm, Bill Barr, i cili ka dëshmuar se i kishte thënë Trumpit se akuza për manipulim të zgjedhjeve ishte “budallallëk”.

Në një tjetër video e bija e ish-presidentit, Ivanka Trump, ka dëshmuar para komitetit se respektonte mendimin e Barr se nuk kishte manipulim të zgjedhjeve. “I kam pranuar ato që thotë ai”, kishte thënë Ivanka Trump.

“Presidenti Trumpi tuboi një grup të dhunshëm”, ka thënë përfaqësuesja republikane, Liz Cheney. “Kur një president dështon të marrë hapat e nevojshëm për të mbrojtur unionin tonë ose më keq, shkakton krizë kushtetuese – ne jemi në një rrezik maksimal për republikën tonë”.

Cheney gjithashtu lexoi edhe një dëshmi kur Trumpit i ishte thënë se turma po bënte thirrje për varjen e zëvendëspresidentit Mike Pence për shkak se refuzoi të bllokonte rezultatin e zgjedhjeve. Trumpi ishte përgjigjur se ndoshta ata kanë të drejtë, se ai “e meritonte”.

Trazirat la më shumë se 100 oficerë policie të plagosur, shumë të rrahur dhe të gjakosur, ndërsa turma e rebelëve pro-Trump, disa të armatosur me tuba, shkopinj dhe sprej ariu, u fut në Kapitol. Të paktën nëntë persona që ishin atje vdiqën gjatë dhe pas trazirave, duke përfshirë një grua që u qëllua dhe u vra nga policia.

Biden, në Los Anxhelos për Samitin e Amerikave, tha se shumë shikues "do të shihnin për herë të parë shumë nga detajet që ndodhi".

Republikanët në Komitetin Gjyqësor të Dhomës së Përfaqësuesve postuan në Twitter: “Të gjithë. I vjetër. Lajme."

Emocionet janë ende të përziera në Capitol dhe siguria ishte e rreptë. Zyrtarët e zbatimit të ligjit po raportojnë rritje të kërcënimeve të dhunshme kundër anëtarëve të Kongresit.

Në këtë sfond komiteti po fliste me Amerikën e ndarë. Shumica e rrjeteve televizive e transmetuan seancën dëgjimore drejtpërdrejt, por Fox News Channel ka refuzuar.

Kryetari i komitetit, udhëheqësi i të drejtave civile Thompson, ka hapur seancën me historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ai ka thënë se dëgjoi ata që mohonin realitetin e zymtë të 6 janarit, përvojën e tij të rritjes në një kohë dhe vend “ku njerëzit justifikonin veprimin e skllavërisë, Ku Klux Klan-it dhe linçimit”.

Dokumentet e gjykatës tregojnë se anëtarët e Proud Boys dhe Oath Keepers po diskutonin që në nëntor për nevojën që të luftojnë me qëllim që ta mbanin në pushtet, Donald Trumpin. Udhëheqësit e të dy grupeve dhe disa anëtarë janë paditur për akuza të rralla rebelimi për sulmin e stilit ushtarak.

Në javët në vijim paneli pritet të detajojë fushatën publike të Trumpit “Ndaleni vjedhjen” dhe presionin privat që ai ushtroi mbi Departamentin e Drejtësisë për të kthyer mbrapshtë humbjen e tij në zgjedhje - pavarësisht dhjetëra çështjeve të dështuara gjyqësore që dëshmojnë se nuk kishte mashtrim në një shkallë që mund t'i kthente rezultatet në favor të tij.

Paneli u përball me pengesa që nga fillimi. Republikanët bllokuan formimin e një organi të pavarur që mund të kishte hetuar sulmin e 6 janarit ashtu si Komisioni i 11 shtatorit që hetoi sulmin terrorist të vitit 2001.

Departamenti i Drejtësisë ka arrestuar dhe akuzuar më shumë se 800 persona për dhunën e asaj dite, grupi më i madh në histori të trazirave në SHBA.