Ish-presidenti i Shteteve të Bashkura të Amerikës, Donald Trump, është akuzuar nga një juri federale në hetimin e këshilltarit special Jack Smith në përpjekjet për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020 që çuan në sulmin e 6 janarit 2021 në Capitolin e SHBA-së, sipas një dokumenti gjyqësor.
Kjo është hera e tretë që Trump akuzohet penalisht, shkruan CNN.
Ish-presidenti tash akuzohet për “komplot për të mashtruar Shtetet e Bashkuara”, “komplot për të penguar procedurën zyrtare”, “pengimi dhe përpjekja për pengim në procedurë zyrtare” dhe “komplot kundër të drejtave”.
Trumpi u akuzua për hetimin e dokumenteve të klasifikuara në qershor dhe për mashtrim biznesi në mars.
Trump, i cili kandidon për president në vitin 2024, u deklarua i pafajshëm në të dyja rastet.
-
Trump deklarohet i pafajshëm për akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
-
Smith: Trump u përpoq ta përmbyste rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020
-
Jack Smith: Trumpi do të dënohej për trazirat në Capital, po të mos bëhej president
-
Prokurorët në diskutime për mbylljen e ndjekjeve penale ndaj Trumpit
-
Çfarë ndodh me rastet penale dhe civile ndaj Trumpit pas rizgjedhjes president?