Presidenti amerikan, Donald Trump, të shtunën ka premtuar 639 milionë dollarë ndihmë për të ushqyer njerëzit e uritur për shkak të thatësisë dhe konfliktit në Somali, Sudanin Jugore, Nigeri dhe në Jemen.
Zotimi i Trumpit erdhi gjatë një seance punuese në samitin e G20-ës mes liderëve botëror në Hamburg, duke ofruar një “dorë të Zotit” për Programin Botëror të Ushqimit të OKB-së, i ka thënë Reutersit drejtori ekzekutiv i grupit, David Beasley, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Po përballemi me krizën më të ashpër humanitare që nga Lufta e Dytë Botërore”, ka thënë Beasley, Republikan dhe ish-guvernator i Karolinës Jugore i cili është emëruar nga Trump për të drejtuar agjencinë e OKB-së për të luftuar urinë në mbarë botën.
Ky financim i fundit çon në mbi 1.8 miliardë dollarë të premtuara nga SHBA-ja për vitin fiskal 2017 për krizën në katër shtete, ku OKB-ja ka vlerësuar se më shumë se 30 milionë njerëz kanë nevojë urgjente për ushqim.
Ndërkaq, mësohet se kohë më parë edhe Gjermania ka ndarë 200 milionë euro shtesë për të luftuar urinë.