Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, ka zgjedhur kongresistin e Floridas, Mike Waltz, si këshilltar për siguri kombëtare, raporton “BBC”.
Trump në rrjetin e tij social “Truth Social”, ka konfirmuar vendimin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“...Mike do të jetë një kampion i jashtëzakonshëm në kërkimin tonë të paqes përmes forcës”, ka thënë Trump në platformën e tij.
Waltz 50-vjeçar, një veteran ushtarak dhe një mbështetës i madh i Trumpit, u rizgjodh në Kongres javën e kaluar.
Ai ka shërbyer në Afganistan, Lindje të Mesme dhe Afrikë.
Ndërkohë Trump ka njoftuar edhe emrin e ambasadorit të ri amerikan në Izrael.
Ish-guvernatori i Arkansasit, Mike Huckabee, është nominuar si ambasador i ardhshëm i SHBA-së në Izrael.
Trump do të takohet me presidentin amerikan në largim Joe Biden të mërkurën në Shtëpi të Bardhë. Do të jetë takimi i parë që kur Trump i fitoi zgjedhjet presidenciale në SHBA më 5 nëntor.
