Sipas gazetarëve brenda Shtëpisë së Bardhë, ka pasur tensione në takimin mes presidentit amerikan, Donald Trump, atij ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zëvendëspresidentit amerikan JD Vance.
Siç ka shkruar BBC, Vance e ka akuzuar Zelenskyn se është “i parespektueshëm”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa Trump më pas ka thënë se lideri ukrainas “po luan me luftën e tretë botërore”.
“A keni thënë vetëm një herë faleminderit?” ka qenë thënia që Vance e ka përdorur në mes të tensioneve.
Trumpi i ka thënë presidentit të Ukrainës, “ose e bëni një marrëveshje ose ne jemi jashtë”, duke ju referuar se SHBA-ja mund të heqë dorë nga ndihma ndaj Ukrainës nëse Zelensky nuk bën një marrëveshje.
Takimi është mbyllur me fjalinë e Trumpit drejtuar Zelenskyt se “ai nuk është falënderues” dhe se “kjo do të jetë shfaqje e mrekullueshme televizive”.