Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump viziton Porto Rikon, zotohet për ndihmë në rimëkëmbje

Presidenti amerikan, Donald Trump, shkoi të martën në Porto Riko për të parë dëmet e shkaktuara nga uragani Maria dhe për të dëgjuar banorët që vazhdojnë përpjekjet e rimëkëmbjes.

Gjatë vizitave nëpër lagjet e Porto Rikos, ai i tha një banori se guvernatori dhe kryebashkiakja “po bëjnë punë të mirë”.

Kohët e fundit, kryebashkiakja e San Huanit, Carmen Yulin Cruz, kritikoi ritmin e reagimit të qeverisë federale dhe u vu në shënjestër të kritikave nga ana e Presidentit Trump.

Vizita e presidentit përfshinte takime me të dhe me zyrtarë të tjerë vendorë. Ndërsa po largohej nga aeroporti, autokolona e presidentit hyri nëpër rrugët ku mund të shiheshin plotë pemë të rrëzuara në të dyja anët. Dëmtimet dukeshin kudo, po ashtu shtyllat e rrëzuara të energjisë elektrike.

Zyrtarët e ishullit, përfshirë guvernatorin Ricardo A. Rosello e informuan Presidentin mbi situatën në terren dhe përpjekjet për rimëkëmbjen, shkruan VOA.

Edhe Trump do të vizitojë Porto Rikon dhe Las Vegasin Botë Trump do të vizitojë Porto Rikon dhe Las Vegasin

Presidenti u zotua të ndihmojë Porto Rikon për t’u rimëkëmbur nga shkatërrimi që solli uragani Maria. Ai mori në mbrojtje punën e bërë nga administrata e tij për të ndihmuar të 3.4 milionë banorët e këtij territori amerikan.

Vizita e Trumpit bëhet ndërkohë që kritikët thonë se reagimi i qeverisë federale ndaj dëmeve të fatkeqësisë ka qenë i ngadaltë.