Presidenti amerikan, Donald Trump, është kërcënuar sot se do ta ndërpresë ndihmën me të holla për autoritetet palestineze dhe ka publikuar se i duket se procesi paqësor në Lindjen e Mesme është ndalur, transmeton Koha.net.
“Në vit palestinezëve ua japim qindra miliona dollarë dhe për këtë nuk marrim as falënderim e as respektim. Ata madje as që dëshirojnë të negociojnë për marrëveshjen afatgjatë paqësore me Izraelin”, ka shkruar Trump në Twitter.
Ai ka shtuar se pasi palestinezët nuk dëshirojnë të bisedojnë për paqen, nuk she arsye pse t’i bëjë pagesa të shumta këtij vendi.
Përfaqësuesja Administratës palestineze Hanan Ashravi këtë deklaratë të Trumpit e ka quajtur shantazh të cilin Palestina nuk do ta pranojë.
Trump, thjesht e ka shkatërruar themelimin e marrëveshjes paqësore kur vendosi ta njohë Jerusalemin kryeqytet të Izraelit , ka thënë.
Trump s’i ka sabotuar vetëm përpjekjet tona për të arritur paqen, por edhe drejtësinë e lirinë tonë, ka thënë Ashravi.
-
Trump kritikon aleatët: Njohja e Palestinës është shpërblim për Hamasin
-
Plani i Trumpit favorizon Izraelin, refuzohet menjëherë nga palestinezët
-
Trumpi prezanton planin për paqe në Lindjen e Mesme
-
SHBA-ja ndërpret ndihmën prej 200 milionë dollarësh për palestinezët
-
Trump kërcënon vendet që kundërshtojnë vendimin e tij për Jerusalemin