Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë të rimarrin kontrollin e bazës ajrore Bagram në Afganistan.
Këto komente Trumpi i ka bërë në një konferencë për media që të enjten e ka mbajtur bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer, raporton Reuters.
Një zyrtar afgan ka mohuar se ka nevojë për prani amerikane në këtë bazë.
Baza, e ndërtuar nga sovjetikët, ishte baza kryesore për forcat amerikane në Afganistan pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, deri në tërheqjen e tyre në vitin 2021 që çoi në marrjen e pushtetit nga talebanët.
“Po përpiqemi ta marrim sërish”, deklaroi Trump për Bagramin, duke iu referuar si “vendndodhje strategjike pranë Kinës”. “E duam sërish atë bazë”, shtoi ai.
Edhe
Talebanët kundërshtojnë përpjekjen e Trumpit për të rimarrë bazën ajrore të Bagramit
Por në Kabul nuk janë shprehur të hapur për një marrëveshje të tillë.
“Afganistani dhe Shtetet e Bashkuara duhet të angazhohen me njëri-tjetrin ... pa e mbajtur SHBA asnjë prani ushtarake në asnjë pjesë të Afganistanit”, ka shkruar në X, Zakir Jalal, zyrtar i Ministrisë së Jashtme afgane, duke shtuar se të dy vendet mund të vendosin marrëdhënie ekonomike dhe politike mbi bazën e respektit të ndërsjellë dhe interesave të përbashkëta.
-
Pse është i rëndësishëm ishulli Kharg, të cilin Trumpi thotë se do ta marrë nën kontroll?
-
Trumpi kërcënon të zhdukë plotësisht burimet e energjisë së Iranit nëse nuk arrihet një marrëveshje
-
Trumpi thotë se po shqyrton pushtimin e ishullit kryesor të naftës të Iranit
-
Trumpi thotë se ndryshimi i regjimit në Iran mund të jetë gjëja më e mirë