Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se nuk e ka lexuar raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, që përbën hetimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe kontakteve të mundshme me Rusinë.
“Nuk e kam lexuar raportin e Muellerit ende edhe pse kam të drejtë të plotë të bëjë këtë”, tha Trump në Twitter.
“Unë i di vetëm konkluzionet, por, nuk ka asnjë bashkëpunim të fshehtë”, shtoi ai.
Prokurorit i Përgjithshëm, William Barr, tha se planifikon ta bëjë publik raporton rreth 400 faqe, gjatë këtij muaji nëse jo më herët, shkruan rel.
Më 22 mars, Mueller kishte përfunduar raportin 22 mujor të cilin e dorëzoi tek prokurori Barr.
Barr, dy ditë më vonë e kishte dërguar një letër tek Kongresi, duke shpjeguar të gjeturat kryesore nga raporti. Ai i kishte thënë ligjvënësve se hetimi nuk ka ardhur në përfundim se anëtarët e fushatës së Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë.
Edhe
Mueller i shkruan prokurorit Barr: Nuk e publikove thelbin e hetimit tim për ndërhyrjen ruse
Prokurorit i Përgjithshëm shtoi se ka ardhur në përfundim që nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Trump ka tentuar ta pengojë procesin. Mediet kanë raportuar këtë javë se anëtarët e ekipit të Muellerit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si Prokurori Barr i ka përmbledhur hetimet.
Trump më herët kishte thënë se këto hetime janë “humbje kohe”.
-
Komiteti i Kongresit urdhëron publikimin e plotë të raportit të Muellerit
-
Demokratët shtojnë presionin mbi Trumpin pas raportit të Muellerit për Rusinë
-
Raporti i Muellerit nuk konstaton se Trumpi u përfshi në ndonjë krim, por as nuk e shfajëson atë
-
Barr mbron Trumpin para publikimit të raportit të Muellerit për Rusinë