Presidenti amerikan Donald Trump, ka larguar nga puna dy zyrtarë të lartë që dëshmuan kundër tij në Senat. I dërguari amerikan në BE, Gordon Sondland, ka thënë se iu tregua paraprakisht se presidenti synon ta shkarkojë.
Disa orë më parë, nënkoloneli Aleksander Vindman, një ekspert i lartë për çështjen e lidhura me Ukrainën, u largua nga Shtëpia e Bardhë. Trumpi raportohet se dëshiron një riformatim të stafit, pasi senatorët, të mërkurën, e liruan nga akuzat, transmeton KTV.
Në votimin e tij historik, Senati vendosi të mos e shkarkojë presidentin e 45-të të Amerikës nga detyra, nën akuzat që rridhnin nga marrëdhëniet e tij me Ukrainën.
Artikuj të ngjashëm
-
Avokati e quan të rremë arsyetimin e Trumpit për shkarkimin e kolonelit Vindman
-
Trumpi shkarkon ekspertin kryesor të Shtëpisë së Bardhë që dëshmoi kundër tij
-
Shtëpia e Bardhë e quan turp dëshminë e zyrtarit të saj
-
FBI-ja heq nga puna agjentët që e hetuan Trumpin
-
Trumpi ndan rrugën me disa avokatë para seancës në Senat më 8 shkurt