Shtëpia e Bardhë e ka sulmuar zyrtarin e saj të lartë për Ukrainë, ndërsa ai dëshmoi në seancat publike kundër Trumpit, për një telefonatë të bërë nga presidenti amerikan, që tha se ishte e pahijshme dhe e kishte lënë atë të tronditur.
Aleksander Vindman i tha Kongresit se presidenti Donald Trump bëri kërkesa politike të papërshtatshme ndaj presidentit ukrainas, transmeton KTV.
"Nuk mund ta besoja atë që dëgjoja", tha ndër tjerash Vindman gjatë seancës. Demokratët, përmes seancave dëgjimore, po hetojnë nëse Trumpi abuzoi fuqinë e tij presidenciale. E nëpërmjet rrjetit social, Twitter, Shtëpia e Bardhë e quajti turp dëshminë e zyrtarit të saj të lartë.
Artikuj të ngjashëm
-
CIA përgënjeshtron Rusinë për sulmin me dron ndaj rezidencës së Putinit
-
Zhgënjim në Kiev pasi Zelenksy lë Shtëpinë e Bardhë duarbosh
-
Shtëpia e Bardhë konfirmon takimin virtual Trump - Zelensky të mërkurën
-
Trumpi e quan “turp” pyetjen e gazetares për “pedofili” pas sulmit në darkën e Shtëpisë së Bardhë
-
Pakënaqësitë ndaj Trumpit po shqyrtohen si motiv për sulmin në darkën e Shtëpisë së Bardhë