Avokati i zyrtarit të lartë që u shkarkua nga presidenti Donald Trump, pasi dëshmoi ndaj tij në procesin gjyqësor në Senat, ka thënë se arsyetimi i presidentit ishte i pavërtetë.
Presidenti amerikan, për shkarkimin ka deklaruar se veprimet e kolonelit Alexander Vindman ishin kryeneçe, transmeton KTV. Presidenti, gjithashtu, shkarkoi ambasadorin amerikan në BE, që dëshmoi kundër tij.
Vindmani, gjatë dëshmisë së tij në muajin nëntor në Kongres, ka deklaruar se ishte shumë i shqetësuar me telefonatën e presidentit të realizuar me homologun ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Avokati i Vindmanit ka deklaruar se qëndrimi i Trumpit bie ndesh me regjistrimet e personelit dhe tërë procesit të shkarkimit për të cilin është në dijeni edhe vetë presidenti.
Pasi Senati e shfajësoi për akuzat për keqpërdorim të pushtetit dhe pengim të Kongresit, presidenti Trump raportohet se do të shkarkojë një seri të zyrtarëve të lartë shtetërorë.