Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump: Mund t'i anuloj konferencat për media

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se mund të anulojë konferencat e përditshme për shtyp, pasi zëdhënësit e tij janë kritikuar për dhënie të informacioneve të pa sakta.

Trump dhe ekipi i tij i komunikimeve janë kritikuar pasi arsyet e dhëna për shkarkimin e drejtorit të FBI-së, James Comey, më 9 maj nga presidenti, kanë ndryshuar gjatë dy ditëve pasuese.

Trump shkroi të premten në Twitter se nuk mund të pritet që “surrogatët” e tij të japin “saktësi të përsosur”.

“Si president shumë aktiv, me shumë gjëra duke ndodhur, nuk është e mundur për surrogatët e mi të qëndrojnë në podium me saktësi të përsosur”, tha Trump, përcjell REL.

“Ndoshta gjëja më e mirë që mund të bëhet është të anulohen konferencat për shtyp në të ardhmen dhe të jepen përgjigje me shkrim për hir të saktësisë”, shtoi Trump.

Edhe Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së Botë Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së

Comey ka udhëhequr hetimet e FBI-së për lidhje të mundshme midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

Administrata amerikane ka thënë se shkarkimi i tij nuk ka të bëjë me çështjen e Rusisë, por me keqmenaxhimin e një hetimi të FBI-së mbi emailet e kandidates demokrate për presidente të SHBA-së, Hillary Clinton.