Presidenti amerikan Donald Trump e ka shkarkuar drejtorin e FBI-së, James Comey në një lëvizje të papritur.
Trumpi i dërgoi një letër Comeyt ku e njoftoi se pajtohej me vlerësimin e Departamentit të Drejtësisë dhe Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm që ai ishte i paaftë për të drejtuar agjencinë e hetimeve, raporton KTV.
Shkarkimin Trumpit ia propozoi Kryeprokurori Jeff Sessions, që tha se "Departamenti i Drejtësisë mbetej i përkushtuar për një nivel të lartë disipline, integriteti dhe për sundimin e ligjit, prandaj nevojitet një fillim i ri”.
Demokratët e kanë vlerësuar skandaloz veprimin e Trumpit, edhe pse letra e tij për hetimet ndaj Hillary Clintonit ka luajtur rol që kjo t’i humbasë zgjedhjet.
Vetëm pak ditë më parë, Comey tha në një dëgjim në Senat se ai do të vazhdonte hetimet për të parë lidhjet e fushatës së Trumpit me rusët në kohën e fushatës presidenciale.
-
Trump dëshiron që shumë shpejt të emërojë drejtorin e ri të FBI-së
-
Paditet për herë të dytë ish-drejtori i FBI-së, James Comey
-
FBI-ja heq nga puna agjentët që e hetuan Trumpin
-
Ish-zyrtari i FBI-së pretendon se Trumpi mund të ketë kryer një krim
-
Shtëpia e Bardhë mohon se FBI-ja po heton Trumpin për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë