Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për Agence France Press se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Komentet e tij vijnë pas një postimi të mëparshëm në Truth Social, në të cilin presidenti i SHBA-së ka thënë se bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë dhe se SHBA-ja do të ketë një pauzë pesë-ditore për shënjestrimin e termocentraleve të Iranit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve.
"Ne mohojmë atë që tha presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
"Republika Islamike e Iranit i përmbahet qëndrimit të saj duke refuzuar çdo lloj negociate përpara se të arrihen qëllimet e Iranit nga lufta”.