Këshilli i mbrojtjes i Iranit ka kërcënuar se do të vendosë mina detare për të bllokuar të gjithë Gjirin nëse brigjet ose ishujt e tij sulmohen, sipas agjencisë së lajmeve Fars News Agency.
“Çdo përpjekje e armikut për të sulmuar brigjet ose ishujt iranianë do të shkaktojë natyrshëm, dhe në përputhje me praktikat e zakonshme ushtarake, që të gjitha rrugët e hyrjes dhe linjat e komunikimit në Gjirin Persik dhe përgjatë brigjeve të minohen me lloje të ndryshme minash detare, përfshirë mina lundruese që mund të lëshohen nga brigjet”, thuhet në deklaratë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në atë rast, i gjithë Gjiri Persik do të gjendet praktikisht në një situatë të ngjashme me Ngushticën e Hormuzit për një kohë të gjatë. Këtë herë, së bashku me ngushticën e Hormuzit, i gjithë Gjiri Persik do të jetë praktikisht i bllokuar dhe përgjegjësia për këtë do t’i takojë palës kërcënuese”, thuhet më tej në deklaratë.
Irani u ka lejuar disa vendeve mike, përfshirë Kinën, Indinë dhe Pakistanin, të kenë kalim të sigurt të anijeve të tyre nëpër ngushticë, por për të tjerët e ka mbyllur efektivisht duke sulmuar anije dhe duke vendosur, sipas raportimeve, mina në rrugën ujore, duke shkaktuar një krizë të madhe në tregjet globale të energjisë.
Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë plane për të pushtuar ose bllokuar ishullin strategjik Ishulli Kharg për të ushtruar presion ndaj Teheranit zyrtar që të rihapë këtë rrugë jetike, gjë që do të përbënte një përshkallëzim të madh në luftën SHBA-Izrael.
Siç është raportuar, presidenti amerikan Donald Trump, i cili po përballet me presion të brendshëm ndërsa çmimet e naftës rriten, paralajmëroi vonë të shtunën se SHBA-ja do të “shkatërrojë plotësisht” centralet energjetike iraniane nëse ngushtica nuk hapet para një afati prej 48 orësh.
Netanyahu e Trumpi flasin për një marrëveshje të mundshme me Iranin
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se ka zhvilluar të hënën një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump.
Netanyahu ka treguar se Trumpi beson se “ekziston një mundësi për t’i shfrytëzuar arritjet e jashtëzakonshme” të operacionit të përbashkët SHBA – Izrael për “t’i realizuar qëllimet e luftës” duke bërë një marrëveshje me Iranin, raporton BBC.
Netanyahu tha se kjo marrëveshje “do t’i mbrojë interesat jetike” të Izraelit.
Netanyahu ndërkohë ka treguar se Ushtria e Izraelit po i vazhdon sulmet si në Iran ashtu dhe Liban, e po “shkatërron programin bërthamor të Teheranit” dhe “po i jep goditje të rënda Hezbollahut”.
“Vetëm disa ditë më parë, ne eliminuam edhe dy shkencëtarë bërthamorë, dhe do të ketë edhe të tjerë. Ne do t’i mbrojmë interesat tona jetike në çdo situatë”, tha Netanyahu.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për Agence France Press se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Komentet e tij vijnë pas një postimi të mëparshëm në Truth Social, në të cilin presidenti i SHBA-së ka thënë se bisedimet midis Washingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë dhe se SHBA-ja do të ketë një pauzë pesë-ditore për shënjestrimin e termocentraleve të Iranit.
Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve.
"Ne mohojmë atë që tha presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë.
Britania ishte në dijeni të bisedimeve SHBA-Iran, thotë Starmer
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, ka deklaruar të hënën se vendi i tij ishte në dijeni se po zhvilloheshin bisedime midis SHBA-së dhe Iranit.
Ai gjithashtu ka thënë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të shohë uljen e tensioneve dhe një fund të konfliktit "sa më shpejt të jetë e mundur".
"Për këtë qëllim, unë mirëpres bisedimet e raportuara midis SHBA-së dhe Iranit", ka shtuar ai.
Starmer ka vazhduar duke thënë se "një marrëveshje e negociuar" duhet të vendosë "kushte të vështira për Iranin, veçanërisht në lidhje me armët bërthamore".
Deklarata e Starmerit vjen pak pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se po zhvilloheshin bisedime me Iranin për fundin e armiqësive dhe se kishte përparim.
Trump: Gjërat me Iranin po shkojnë shumë mirë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë për Agence France Press se “gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin”.
Komentet e tij vijnë pas një postimi të mëparshëm në Truth Social, në të cilin presidenti i SHBA-së ka thënë se bisedimet midis Uashingtonit dhe Teheranit po vazhdojnë dhe se SHBA-ja do të ketë një pauzë pesë-ditore për shënjestrimin e termocentraleve të Iranit.
Megjithatë, ministria e Jashtme e Iranit ka mohuar se ka pasur ndonjë bisedë midis dy vendeve.
"Ne mohojmë atë që tha presidenti i SHBA-së Donald Trump në lidhje me negociatat që po zhvillohen midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës Islamike të Iranit”, thuhet në një deklaratë të ministrisë.
"Republika Islamike e Iranit i përmbahet qëndrimit të saj duke refuzuar çdo lloj negociate përpara se të arrihen qëllimet e Iranit nga lufta”.
Disa vende po shkëmbejnë mesazhe mes SHBA-së dhe Iranit
Shumë vende kanë shkëmbyer mesazhe midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për të ulur tensionet në rritje rreth vendeve të energjisë dhe termocentraleve, kanë thënë për CNN njerëz të njohur me diskutimet.
Turqia dhe Egjipti kanë përcjellë mesazhe si pjesë e përpjekjes, kanë thënë burimet. Ndërkohë, i dërguari i jashtëm i presidentit Donald Trump, Steve Witkoff, ka dëgjuar nga disa zyrtarë në rajon që paralajmërojnë se kërcënimi i Trumpit për të synuar termocentralet iraniane do të shkaktojë hakmarrje masive, përfshirë aleatët amerikanë në Gjirin Persik.
Zyrtarët rajonalë kanë qenë gjithashtu në kontakt me ministrin e Jashtëm të Iranit, Abbas Araghchi.
Pavarësisht komunikimit të rrëmbyeshëm, nuk ishte e qartë se sa larg ishin palët në diskutimin se si të arrinin një "zgjidhje të plotë dhe totale" të luftës, siç e k thënë Trumpi në postimin e tij në Truth Social të hënën.
Ndërkohë, Irani ka mohuar çdo komunikim me SHBA-në, qoftë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë.
Mirëpo Trumpi i ka thënë Fox Business se bisedimet e fundit me Iranin u zhvilluan të dielën në mbrëmje me të dërguarit amerikanë Witkoff dhe Jared Kushner.
Si duhet të duket një zgjidhje totale e armiqësive në Lindjen e Mesme?
Tingëllon mjaft gjithëpërfshirëse, por zgjidhja e konfliktit në Lindjen e Mesme do të duhet të rregullojë një mori çështjesh që e kanë çuar rajonin aty ku është tani.
Përveç pyetjeve që kanë lindur që kur SHBA-ja dhe Izraeli sulmuan Iranin më shumë se tre javë më parë, kryesisht mbyllja efektive e Ngushticës së Hormuzit nga Irani dhe veprime të tjera që e kanë hedhur ekonominë globale në trazirë, ka një numër fushash të rëndësishme, disa prej të cilave ishin në tryezë kur negociatorët amerikanë dhe iranianë u takuan për herë të fundit për bisedime në Gjenevë, pak para luftës, shkruan BBC.
Pasurimi i uraniumit nga Irani: A do të bjerë dakord Teherani zyrtar për kufizime të rrepta në pasurim dhe të dorëzojë 440 kg uranium shumë të pasuruar që është ende në zotërim të tij?
Raketa balistike: Tre javët e fundit kanë treguar shumë për aftësitë raketore të Iranit. Përsëri, a do të bjerë dakord Teherani për kufizimet?
Aktivitete rajonale: Sponsorizimi i Iranit i përfaqësuesve dhe aleatëve në Lindjen e Mesme ka qenë një burim i madh paqëndrueshmërie.
Çdo marrëveshje gjithëpërfshirëse do të duhet të adresojë mbështetjen e Iranit për Hezbollahun, Hamasin, Huthët dhe grupet shiite në Irak.
Nëse këto janë fushat ku SHBA-ja dhe Izraeli duan më shumë të shohin përparim, edhe Irani do të dëshirojë lëshime dhe mund të ndihet ende mjaftueshëm i fortë për t'i kërkuar ato.
Lehtësimi i sanksioneve do të jetë lart në listë, si dhe fundi i të gjitha bisedave për ndryshim regjimi.
Irani pretendon se Trumpi u tërhoq, mohon kontaktet Washington-Teheran
Agjencia e lajmeve Fars e Iranit, e cila është e lidhur me Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) të Iranit, ka cituar një burim iranian të paidentifikuar të ketë thënë se nuk ka "asnjë kontakt të drejtpërdrejtë ose të tërthortë me Trumpin".
Burimi ka thënë se pasi "dëgjoi se objektivat tona do të përfshinin të gjitha termocentralet në Azinë Perëndimore, ai u tërhoq", duke aluduar në presidentin amerikan.
Presidenti Trump ka njoftuar të hënën se ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë të gjitha sulmet ajrore kundër termocentraleve iraniane dhe infrastrukturës energjetike për një periudhë pesëditore.
Sipas tij, Washingtoni dhe Teherani janë duke zhvilluar bisedime dhe ka përparim në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve dhe armiqësive mes tyre.
Bie për 13% çmimi i naftës pas njoftimit të Trumpit për bisedimet SHBA-Iran
Tregjet kanë lëvizur menjëherë, sapo presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-ja dhe Irani po zhvillonin "biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive” të tyre në Lindjen e Mesme.
Nafta bruto Brent ka rënë me 13% në rreth 96 dollarë për fuçi.
Çmimet e benzinës kanë rënë po ashtu.
Trumpi ka shkruar në Truth Social të hënën se kishte udhëzuar Departamentin e Luftës që të shtynte të gjitha sulmet ndaj objekteve energjetike të Iranit për një periudhë pesë-ditore, për të parë ecurinë e bisedimeve mes Washingtonit dhe Teheranit.
SHBA-ja dhe Irani gati t'i zgjidhin mosmarrëveshjet, Trumpi shtyn sulmet ndaj termocentraleve iraniane
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të hënën se ka udhëzuar Departamentin e Mbrojtjes të shtyjë të gjitha sulmet ajrore kundër termocentraleve iraniane dhe infrastrukturës energjetike për një periudhë pesëditore.
Kjo varet nga "suksesi i takimeve dhe diskutimeve të vazhdueshme”, ka thënë ai në një postim në Truth Social.
Trumpi ka shtuar se, gjatë dy ditëve të fundit, Uashingtoni dhe Teherani kanë pasur “biseda shumë të mira dhe produktive në lidhje me një zgjidhje të plotë dhe totale të armiqësive tona në Lindjen e Mesme".
“Kam kënaqësinë të raportoj se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendi i Iranit kanë patur, gjatë dy ditëve të fundit, biseda shumë të mira dhe produktive lidhur me një zgjidhje të plotë të armiqësive tona në Lindjen e Mesme. Bazuar në tonin e këtyre bisedave të thella, të detajuara dhe ndërtuese, të cilat do të vazhdojnë gjatë gjithë javës, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të shtyjë çdo sulm ushtarak kundër centraleve elektrike dhe infrastrukturës energjetike iraniane për një periudhë pesë-ditore, në varësi të suksesit të takimeve dhe diskutimeve në vazhdim”, ka shkruar Trumpi në Truth Social.
Trumpi ka njoftuar të shtunën se po i jepte Iranit 48 orë afat, për të hapur Ngushticën e Hormuzit, rruga ujore jetësore që bllokohet në mënyrë efektive nga Irani, e nëpër të cilën transportohet rreth një e pesta e furnizimeve globale me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.
Teherani zyrtar ka thënë se do të "shkatërronte në mënyrë të pakthyeshme" infrastrukturën thelbësore në të gjithë Lindjen e Mesme, duke përfshirë sistemet jetësore të ujit, nëse SHBA-ja do ta sulmonte.