Presidenti Donald Trump i ka kërkuar këshilltarit të sigurimit kombëtar John Bolton të ftojë Presidentin rus Vladimir Putin në Washington këtë vjeshtë.
Lajmi vjen nga sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders pas takimit Trump-Putinin këtë javë në Finlandë.
Zonja Sanders tha se “tashmë kanë filluar diskutimet'' për një takim midis dy presidentëve në vjeshtë.
Mendohet se takimi mund të zhvillohet në Shtëpinë e Bardhë, por zonja Sanders nuk e përcaktoi vendin.
Në një koment të bërë të enjten në Twitter, President Trump shkruante se mezi priste takimin e dytë me presidentin rus.