Presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë përshëndetur njoftimin e NATO-s për të larguar përfaqësinë ruse në aleancën ushtarake.
“Trump dhe Merkel biseduan në telefon për këtë vendim”, njoftoi Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
Ata përshëndetën edhe largimet e diplomatëve rusë që u njoftuan dje nga vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe vendet e tjera perëndimore në solidaritet me Britaninë e Madhe, përcjell atsh.
Që prej të hënës, 24 vende, mes të cilave SHBA-ja dhe 17 anëtarë të BE-së, vendosën të largojnë gjithsej 117 diplomatë rusë në kuadër të reprezaljeve të koordinuara nga ana e perëndimorëve kundër Moskës pas helmimit të një ish-agjenti të dyfishtë rus në Britani të Madhe.
-
Trump dhe Merkel diskutuan për Ukrainën dhe NATO-n
-
Evropianët kanë marrë një mesazh nga Trumpi, thotë Rutte
-
Liderët evropianë dhe shefi i NATO-s do t’i bashkohen Zelenskyt në takimin me Trumpin
-
50 liderë evropianë do të vlerësojnë së bashku se si Trumpi do të ndikojë në fatin e tyre
-
Shef i NATO-s e uron Trumpin: Lidershipi i tij do të jetë vendimtar për ta mbajtur aleancën të fortë