Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se ajo që po bën Rusia në Ukrainë është gjenocid.
Trump është pajtuar në këtë aspekt me presidentin amerikan Joe Biden.
Bideni e ka akuzuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, për gjenocid në Ukrainë.
Trump në një intervistë të mërkurën për “Fox NeWs”, gjatë të cilës tregoi se mund të kandidonte për president të SHBA-së, po ashtu e përdori termin gjenocid.
“Të shohim ngjarjet në Ukrainë – është gjenocid”, tha Trump, pasi e kritikoi Bidenin për inflacion të lartë.
Trump e ka përsëritur se Rusia nuk do ta kishte sulmuar Ukrainën po të ishte ende president.
Artikuj të ngjashëm
-
Çfarë nënkupton kur SHBA-ja thotë se në Ukrainë po bëhet gjenocid
-
SHBA-ja akuzon Putinin për gjenocid, por Franca ngurron
-
Kremlini dënon deklaratën e Bidenit se në Ukrainë po kryhet gjenocid
-
Macroni refuzon t’i quajë gjenocid mizoritë ruse në Ukrainë
-
Për herë të parë, Bideni akuzon “diktatorin” Putin për gjenocid në Ukrainë