Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Trump 4 deputeteve demokrate kundërshtare: “kthehuni nga keni ardhur”

Katër deputetet amerikane të sulmuara në Twitter nga presidenti amerikan Trump për origjinën e tyre, në një deklaratë të përbashkët u shprehën se është moment i duhur për impeachment të Donald Trump.

“Mos bini në kurth”’, objektivi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump është ai i shmangies së vëmendjes nga kaosi dhe politika e korruptuar e kësaj administrate.

Është kjo deklarata e përbashkët e katër deputeteve demokrate që janë pjesë e Kongresit amerikan pas zgjedhjeve të mes mandatit në nëntor të një viti më parë, e që u bënë objektiv i akuzave raciste të kreut të Shtëpisë së Bardhë. Trump në një postim në profilin e tij në Twitter u kërkonte atyre që të ktheheshin nga kanë ardhur.

Të gjitha qytetare amerikane, deputetet e sulmuara nga Trump janë: Alexandria Ocasio-Cortez e Nju Jork, Rashida Tlaib e Micigan, gruaja e parë muslimane e zgjedhur në kongres, Aiana Pressli e Masacusets dhee Ilhan Omar e Minesotës, e cila fitoi nënshtetësinë amerikane në vitin 2000.

Presli u shpreh se vëmendja duhet të përqendrihet në politikat e Tramp dhe jo në fjalët e tij. Omar e Tlaib nga ana e tyre kërkuan që Trump të ndiqet ligjërisht për komente raciste dhe ksenofobe. Presli ka refuzuar të pranojë përpjekjen e Trump për ti nbyllur gojën pasi ato nuk janë vetëm katër persona.

Edhe Ashpërsohet më tej polemika mes Trumpit dhe ligjvënëseve demokrate Botë Ashpërsohet më tej polemika mes Trumpit dhe ligjvënëseve demokrate

“Skuadra jonë është e madhe”, u shpreh ajo, “dhe kupton të gjithë ata që përpiqen të ndërtojnë një botë më të drejtë”.

Omar shtoi se sytë e historisë janë mbi ato dhe operacionet e deportimit në masë dhe abuzimet me të drejtat e njeriut në kufi. Ato gjithashtu theksuan se ky është moment i duhur për të kërkuar impeachment për Trump. Ato thanë se ky nuk ishte prioriteti i mandatit të tyre por tashmë është momenti për të detyruar presidentin që të mos sfidojë më kushtetutën amerikane./ABC News