Kryeministri, Justin Trudeau, ka thënë të martën se “urrejtja nuk ka vend në Kanada”.
Këtë ai e ka thënë duke e komentuar sulmin me veturë që ditë më parë ka lënë të vdekur një familje myslimane katëranëtarëshe, në rastin që ka tronditur vendin.
Viktimat – dy prindërit, dy fëmijët dhe gjyshja – kishin dalë për shëtitje gjatë mbrëmjes së të dielës, kur një kamion i vogël i goditi në lagjen London të Ontarios. Prej gjithë familjes, vetëm njëri nga fëmijët ka shpëtuar, porse ndodhet për trajtim spitalor shkaku i lëndimeve të pësuara.
Ata janë identifikuar si emigrantë nga Pakistani, shkruajnë mediat e huaja.
20-vjeçari, Nathaniel Veltman, ishte arrestuar në vendparkimin afër një qendre tregtare dhe përballet me katër akuza për vrasje të shkallës së parë. Shefi i policisë në London, Paul Waight, ka thënë se sulmuesi nuk i përket ndonjë grupi specifik të urrejtjes, porse ka shtuar që sulmi ka qenë i planifikuar dhe i qëllimshëm.
-
Familja myslimane vritet në një sulm “të paramenduar” me veturë në Kanada
-
Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada
-
Kanadezi vrau një familje që t’i frikësojë të gjithë myslimanët, thonë prokurorët
-
Adoleshenti plagos nënën e tij dhe vret dy policë në Kanada
-
Dy të dyshuarit për vrasjen e 10 personave në Kanada janë ende në arrati