Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Familja myslimane vritet në një sulm “të paramenduar” me veturë në Kanada

Katër pjesëtarë të një familje myslimane kanë mbetur të vdekur në një sulm të “paramenduar” me veturë në Kanada.

Policia kanadeze ka njoftuar se sulmi ka ndodhur gjatë së dielës në qytetin London të Ontarios.

Një djalosh nëntëvjeçar, i mbijetuari i vetëm i familjes, ndodhet në spital si pasojë e plagëve të pësuara.

Një shtetas kanadez 20-vjeçar është ngarkuar me katër akuza për vrasje dhe një për tentim-vrasje.

Shefi i policisë rajonale, Paul Waight, ka thënë se besohet që viktimat janë sulmuar vetëm pse ishin myslimane.

Ndërkaq, ka shtuar se sulmi është duke u trajtuar si rast i mundshëm terrorizmi.

Edhe Trudeau: Urrejtja nuk ka vend në Kanada Botë Trudeau: Urrejtja nuk ka vend në Kanada

Familja raportohet se ishte me prejardhje nga Pakistani.

Ky është sulmi më i rëndë që ka goditur komunitetin mysliman në Kanada, qëkur gjashtë persona ishin vrarë në xhaminë e Quebec Cityt më 2017.