Autoritetet kanadeze kanë bërë të ditur se të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një incidenti, kur një burrë është futur me veturë nëpër një turmë në një festival në Kanada.
Burri është identifikuar si një 30-vjeçar.
"Deri tani, ne mund të konfirmojmë se nëntë persona kanë vdekur pasi një burrë kaloi me veturë nëpër një turmë në Festivalin e Lapu Lapu”, ka njoftuar policia e Vancouver.
“Mendimet tona janë me të gjithë të prekurit nga ky incident tragjik”, thuhet më tej në deklaratë.
Paraprakisht policia ka thënë se nuk besonte që rasti është një sulm terrorist, teksa motivet e sakta nuk dihen ende.
Disa të vdekur pasi vetura u fut në turmën e festivalit në Kanada
Disa persona kanë humbur jetën pasi një veturë është futur në turmën e qytetarëve që po...
Artikuj të ngjashëm
-
Disa të vdekur pasi vetura u fut në turmën e festivalit në Kanada
-
Një 5-vjeçare në mesin e të vdekurve në Kanada, ngrihen tetë akuza ndaj të dyshuarit
-
Dy të vdekur nga një sulm i armatosur pranë një festivali në Kanada
-
Dhjetë të vdekur dhe 25 të plagosur nga dy sulme në Kanada
-
Tre të vdekur dhe katër të plagosur nga një sulm në një festival në SHBA