Kryeministri kanadez, Justin Trudeau theksoi sot se ambasada e Kanadasë në Izrael do të qëndrojë në Tel Aviv, duke treguar kështu mospajtimin me presidentin amerikan, Donald Trump, i cili njoftoi një ditë më parë transferimin e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem.
“Ne nuk do të zhvendosim ambasadën tonë nga Tel Avivi”, deklaroi Justin Trudeau, transmeton kp.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShefi i qeverisë ritheksoi pozicionin e pandryshueshëm të Kanadasë, pavarësisht pranisë së konservatorëve apo liberalëve në pushtet, që të inkurajojë krijimin e një shteti palestinez në krahë të një shteti izraelit.
Për qeverinë liberale kanadeze, statusi i qytetit të Jerusalemit duhet të përcaktohet nga një marrëveshje paqeje mes palëve.