Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tronditet Japonia, dy ushtarë vriten në stërvitje nga një rekrut

Dy ushtarë japonezë u vranë dhe një tjetër u plagos pasi një rekrutë tjetër hapi zjarr në një poligon trajnimi ushtarak në Japoninë qendrore, ka konfirmuar ushtria të mërkurën, shkruan BBC.

Një rekrut 18-vjeçar u arrestua me dyshimin për tentativë vrasje.

Sipas Policisë, rekruti qëlloi me pushkën e tij ndaj kolegëve gjatë një stërvitjeje në Gifu të mërkurën.

Asnjë civil nuk u përfshi në incident.

Të shtënat ndodhën gjatë një trajnimi me zjarr të drejtpërdrejtë për rekrutët e rinj.

Dhuna me armë mbetet jashtëzakonisht e rrallë në Japoni, por ka pasur disa incidente të dukshme vitin e kaluar.

Ish-kryeministri Shinzo Abe u qëllua për vdekje në një tubim politik nga një protestues korrikun e kaluar. Abe ishte kryeministri më jetëgjatë i Japonisë dhe vdekja e tij tronditi thellësisht vendin.

Edhe Sulm masiv me thikë e armë në Japoni Botë Sulm masiv me thikë e armë në Japoni

Japonia u trondit përsëri në prill kur kryeministri Fumio Kishida shpëtoi i padëmtuar pasi iu hodh një bombë tymi në aktivitetin e tij të fushatës.

Sekretari kryesor i kabinetit japonez Matsuno Hirokazu ka thënë se ishte në dijeni të të shtënave dhe se incidenti ishte ende nën hetim.

Japonia ka rregulla të rrepta për zotërimin e armëve. Njerëzit duhet t'i nënshtrohen një testi të rreptë, përfshirë atë të shëndetit mendor, për të blerë një armë në Japoni.