Dy ushtarë ukrainas, Valeria dhe Andrew, më 5 maj vendosën të martoheshin brenda fabrikës së çelikut "Azovstal" në Mariupol, raportoi të mërkurën CNN-i.
Por pas tri ditësh martese, Andrew u vra.
Ushtarët ukrainas ka javë që janë bllokuar në fabrikën e çelikut dhe po refuzojnë të dorëzohen para rusëve që e kanë rrethuar vendin.
Ushtarja ukrainase tashmë e ve, e ka kujtuar burrin e saj duke postuar të mërkurën fotografi nga “ceremonia” e martesës.
"Ti ishe burri im ligjor për tri ditë. Dhe përgjithmonë je dashuria ime. I dashur, burri im i kujdesshëm. Ti ishe dhe je më i miri. Gjithçka që më ka mbetur është mbiemri yt, familja jote e dashur dhe kujtimet e një kohe të lumtur së bashku”, ka shkruar ajo, duke premtuar se do t’i mbijetojë rrethimit.
Edhe
Pritja e ankthshme e “Grave të çelikta”
Në fabrikën e "Azovstalit" besohet se ka edhe shumë civilë.