Luftëtarët e brigadës Azov, që për shumë javë rezistuan duke e mbrojtur fabrikën Azovstal në Mariupol, para se të dorëzoheshin, janë takuar të hënën mbrëma, me gratë dhe fëmijët e tyre për herë të parë pas lirimit nga Rusia.
Ata i kanë takuar familjarët e tyre në Stamboll, ku i priti Zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska dhe shefi i zyrës së Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskiy, Andriy Jermak.
У Туреччині зустрілася з героями «Азова» – подякувала їм за боротьбу та стійкість. @AndriyYermak також допоміг влаштувати їм зустріч із родинами. Це важливий день, та попереду ще довгий шлях. Україна боротиметься за свободу й повернення додому кожної нашої людини. pic.twitter.com/GgSX88TwZv
— Олена Зеленська (@ZelenskaUA) October 3, 2022
Gjatë ceremonisë së pritjes, ata morën Urdhrin e Yllit të Artë dhe u shpallën heronj.
Së bashku me më shumë se 200 mbrojtës ukrainas, Denis Prokopenko, Svyatoslav Palamar, Serhiy Volinskyi, Oleh Homenko dhe Denis Shleha morën pjesë në betejën për Mariupolin dhe betejën për fabrikën e çelikut Azovstal.

Të pesë komandantët e brigadës Azov, u liruan në kuadër të një shkëmbimi të robërve të luftës mes Ukrainës e Rusisë, i ndërmjetësuar nga Turqia.
Foto e postuara në Twitter nga Zelenksa shfaqin dhimbje e emocione të mëdha dhe ato shpejt janë bërë virale.

“Kjo ishte shumë emocionuese. Rruga deri në këtë moment ishte e gjatë dhe e vështirë. Më në fund, ata arritën të përqafoheshin me njëri-tjetrin. Ukraina do të luftojë për lirinë dhe kthimin në atdhe të çdo ukrainasi”, shkroi Zelenska në Twitter.
