Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Treni në Slloveni godet punëtorët në binarë, dy të vdekur

Një tren pasagjerësh ka goditur një grup punëtorësh të mirëmbajtjes në binarë, duke lënë të vdekur dy prej tyre, ndërsa janë lënduar katër të tjerë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së mërkurës në Postojna të Sllovenisë.

Punëtorët kanë pësuar lëndime të rënda, raportoi AP.