Tre turistë uruguaianë vdiqën në qytetin jugor të Argjentinës, San Carlos de Bariloche, kur rrëshqitja e dheut mbërriti deri në dhomën e hotelit ku po qëndronin, shkruan ABC News.
Punonjësit e shpëtimit gjetën të enjten trupat e dy turistëve që ishin zhdukur në hotelin Bustillo, sipas zyrës së prokurorit publik të provincës së Rio Negro, ku ndodhet San Carlos de Bariloche.
Personi tjetër që mbeti i vdekur ishte gjetur disa orë pas rrëshqitjes së dheut të hënën pasdite, kur balta e madhe mbushi hotelin pas një stuhie shiu. Tre të tjerë mbetën të lënduar.
Qyteti Patagonian i Bariloche, i vendosur rreth 1500 kilometra në jug të Buenos Aires, është një nga destinacionet kryesore turistike të Argjentinës.