Ekipet e shpëtimit në Nepal janë duke kërkuar në një lumë për dy autobusë që u goditën nga rrëshqitja e dheut një ditë më parë të cilët po transportonin më shumë se 50 persona.
Tre të mbijetuar kishin notuar për të shpëtuar veten, por ekipet më pas nuk gjetën asnjë gjurmë të autobusëve.
51 pasagjerë konsiderohen të zhdukur dhe më shumë se 500 persona po marrin pjesë në operacionin e kërkimshpëtimit, raportoi AP.
Autobusët ishin në autostradën kryesore që lidh kryeqytetin e Nepalit me pjesët jugore të vendit, kur u goditën nga rrëshqitja e dheut të premten në mëngjes.
Artikuj të ngjashëm
-
Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
Më shumë se 1000 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
Nepali kryen një shpërthim të kontrolluar në një tunel, në kërkim të qindra të zhdukurve
-
Mbi 900 të vdekur dhe mijëra të zhdukur nga përmbytjet në Nepal
-
Nepali paralajmëron për përmbytje të reja, mbi 750 të vdekur dhe mijëra të zhdukur