Trembëdhjetë persona, përfshirë një çift rus, kanë vdekur si pasojë e një rrëshqitjeje dheu në ishullin turistik tajlandez të Phuket, kanë bërë të ditur autoritetet të dielën, pasi anuluan kërkimin për personat e zhdukur.
Shirat e dendur javën e kaluar shkaktuan rrëshqitjet e dheut pranë Big Buddha, një destinacion popullor turistik në jug të vendit, ka bërë të ditur guvernatori i Phuket, Sophon SuWannarat, raporton Reuters.
Përveç rusëve, nëntë nga të vdekurit ishin punëtorë migrantë nga Birmania dhe dy të tjerët ishin tajlandezë.
Rreth 20 persona janë lënduar dhe 209 familje janë prekur nga rrëshqitja e dheut.
-
Shirat e rrëmbyeshëm përfshijnë Tajlandën, një i vdekur dhe një i zhdukur
-
10 të vdekur nga rrëshqitjet e dheut në Brazil
-
25 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një autobus shkollor u përfshi nga flaka në Tajlandë
-
Të paktën 100 të vdekur nga përmbytjet në Nepal
-
12 të vdekur, shumica fëmijë, nga përmbytjet në veriperëndim të Pakistanit