Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur pas një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në Kinë

Tre persona janë vrarë dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në një kopsht fëmijësh në provincën juglindore të Kinës, Jianxi, ka bërë të ditur policia lokale.

Një “gangster” 48-vjeçar me maskë sulmoi çerdhen private në qarkun Anfu, postuan zyrtarët në platformën e ngjashme me Twitter të Kinës, Weibo, raportoi The Independent të mërkurën.

Pasi hyri brenda, i dyshuari, i cili është identifikuar nga policia si Liu Mouhui, goditi me thikë dhe vrau të paktën tre persona. Moshat e viktimës ende nuk janë konfirmuar.

I dyshuari është në arrati pasi është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Organet e sigurisë publike po bëjnë çdo përpjekje për të gjetur të dyshuarin”, thuhet në deklaratën e policisë.