Tre pacientë të kujdesit intensiv në Ukrainë kanë vdekur si pasojë e një zjarri në spital, të shkaktuar nga një qiri i ndezur për të kujtuar një vdekje të fundit nga COVID-19.
Katër persona të tjerë po trajtohen për djegie të rënda pas zjarrit në Kosiv, Ukrainën perëndimore, të martën.
Sipas zyrtarëve, gjithçka filloi kur një qiri u ndez nga një anëtar i stafit pranë pesë përqendruesve të oksigjenit - i cili menjëherë mori flakë. Ky rast është i fundit në një numër zjarresh vdekjeprurëse spitalore gjatë pandemisë.
Oksigjeni i pastër në cilindra, të cilët zakonisht gjenden në spitale, dhe janë mbështetur shumë për trajtimin e pacientëve COVID-19 - është shumë i ndezshëm.
Shërbimet lokale të urgjencës thanë se "injorimi i ligjeve elementare të fizikës dhe mosrespektimi i rregullave të sigurisë kanë çuar në humbje të pariparueshme".
Zyra e prokurorisë lokale po heton incidentin, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax. Sipas një deklarate, personat e vdekur ishin dy gra dhe një burrë, ndërsa tre mjekë kanë pësuar djegie.
Bombolat e oksigjenit besohet se kanë qenë një faktor në një numër zjarresh spitalore gjatë pandemisë - si në Ukrainë ashtu edhe gjetkë.
Edhe
OBSH: Ukrainës po i harxhohet oksigjeni për trajtimin e COVID-19
Në shkurt, pati dy zjarre vdekjeprurëse në spital në Ukrainë.
Ndërkohë, në shtator, të paktën 14 persona u vranë në Maqedoninë e Veriut pasi zjarri përfshiu një spital të improvizuar që trajtonte pacientët me koronavirus. Në atë kohë, zyrtarët thanë se dyshonin se bombolat e oksigjenit kishin shpërthyer.
Dhjetorin e kaluar, 10 njerëz vdiqën në një zjarr në Gaziantep në Turqi, dhe një zjarr i ngjashëm mori 10 jetë në Peatra Niamt në Rumani, në nëntor të vitit 2020.
-
Dy të vdekur në Rumani, zjarri i katërt në një spital për COVID-19 që prej fillimit të pandemisë
-
Zjarr në një spital për COVID-19 në Indi, 10 pacientë të vdekur
-
Shpërthen zjarr në spitalin për Sëmundje Infektive në Rumani, ka të vdekur
-
18 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një spital të Covidit në Indi