18 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një shpërthimi që ka ndodhur në një spital COVID-19, në Indi, të shtunën në mëngjes.
Shpërthimi ndodhi në Njësinë e Kujdesit Intensiv, në spitalin Welfare në pjesë perëndimore të Indisë, kanë bërë të ditura autoritetet shtetërore.
Sipas mediave lokale, 16 nga të vdekurit ishin pacientë ndërkaq dy të tjerë ishin staf mjekësorë.
Në kohën kur ka shpërthyer zjarri, në spital po trajtoheshin 60 pacientë, ndërkohë që pacientët e tjerë janë dërguar në spitalet e tjera të afërta, raporton CNN, transmeton Koha.net. Shkaqet që quan në shpërthim nuk janë definuar ende.
India ka shënuar të shtunën një rekord tjetër të rasteve me COVID-19. Sipas shifrave zyrtare, 401,993 raste të reja janë shënuar duke e quar numrin e të prekurve me koronavirus në 19,1 milionë.
Edhe
Zjarr në një spital për COVID-19 në Indi, 10 pacientë të vdekur
Ndërkaq, 3,523 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit duke e quar numrin e rasteve me fatalitet në 211,853, që nga fillimi i pandemisë.
Ky shtet ka bërë të ditur se së shpejti do të nisë vaksinimin e personave mbi moshën 18-vjeçare.