Dhjetë pacientë kanë vdekur të shtunën pasi një zjarr ka shpërthyer jashtë një reparti të një spitali për COVID-19 në shtetin Maharashtra, në perëndim të Indisë.
Një zyrtar i ka thënë televizionit të New Delhit se rreth 17 pacientë ishin në repart, kur kishte shpërthyer zjarri. Ndërkohë pacientët e tjerë janë shpërngulur në një spital tjetër COVID-19.
Ndonëse zjarri është vënë nën kontroll, shkaku i tij ende nuk dihet derisa hetimet po vazhdojnë.
Incidente të tilla janë të njohura në Indi. Në maj të këtij viti, në kohën kur shteti po përballej me një rritje të madhe të vdekjeve dhe rasteve të reja me koronavirus, një zjarr kishte shpërthyer në një spital COVID-19 duke lënë të vdekur të paktën 18 pacientë.
Mirëmbajtja e dobët dhe mungesa e pajisjeve të duhura zjarrfikëse shpesh shkaktojnë vdekje në Indi.
-
18 të vdekur nga shpërthimi i një zjarri në një spital të Covidit në Indi
-
10 foshnja të vdekura nga zjarri në një spital në Indi
-
Dhjetë foshnja vdesin nga shpërthimi i zjarrit në një spital në Indi
-
Të paktën 21 të vdekur nga zjarri në një hotel në New Delhi
-
14 të vdekur nga zjarri në një hotel në Indi