Së paku dy persona kanë vdekur nga zjarri i madh që ka përfshirë një spital të koronavirusit në Rumani.
Zjarri në spitalin e qytetit Ploiesti ishte i katërti që prej fillimit të pandemisë. Zjarri që përfshiu krahun e infektives në të cilin ishin të shtrirë 21 pacientë, ndodhi të enjten në mëngjes.
Ekipet e zjarrfikësve kanë lokalizuar menjëherë zjarrin. Dy viktimat ishin 70-vjeçarë, ndërkaq 16 pacientë të tjerë janë evakuuar, shkruajnë mediat e huaja.
Një infermiere ka pësuar djegie deri në 40 për qind dhe është transferuar në spitalin e Bukureshtit. Deri më tani shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura, por hetimet kanë nisur rreth këtij rasti.
Artikuj të ngjashëm
-
Zjarr në një spital të COVID-19 në Rumani, katër të vdekur
-
Shpërthen zjarr në spitalin për Sëmundje Infektive në Rumani, ka të vdekur
-
Vdesin dhjetë pacientë nga zjarri që shpërtheu në një spital në Rumani
-
Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani
-
Tre të vdekur nga zjarri në një spital në Itali