Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Pesë të vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani

Të paktën pesë persona, përfshirë edhe fëmijë, kanë vdekur nga zjarri në një bujtinë në Rumani, raportoi të martën “Sky News”.

Inspektorati i Përgjithshëm për Situatat e Emergjencave në këtë vend ka thënë se shërbimet e urgjencës shkuan në vendngjarje herët të martën në fshatin Tohani në qarkun e Prahovës.

Në deklaratën e lëshuar nga ky inspektorat, thuhet se kur filloi zjarri në bujtinë po qëndronin 26 persona.

Rreth mesditës, autoritetet e urgjencës konfirmuan vdekjen e pesë viktimave dhe dërguan ekipet e kërkim-shpëtimit për të gjetur disa persona të zhdukur.

Autoritetet e urgjencës thanë gjithashtu se 18 persona arritën t'i shpëtonin zjarrit dhe dy prej tyre po trajtoheshin për djegie.

Edhe Evropa Qendrore goditet nga “katastrofa”, pesë të vdekur në Rumani Botë Evropa Qendrore goditet nga “katastrofa”, pesë të vdekur në Rumani

Rreth orës 12:45, zjarri është shuar, ndërsa autoritetet kanë vijuar kërkimet për personat e zhdukur.

Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.