Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Tre të vdekur e dhjetëra mijëra të evakuuar nga stuhia tropikale

Përmbytje të shkaktuara nga një stuhi tropikale, shkaktuan të paktën tre të vdekur dhe detyruan rreth 80.000 persona të largoheshin nga shtëpitë e tyre në lindje të Filipineve, bëhet e ditur nga autoritetet zyrtare.

Stuhia e quajtur Kai-Tak, me erëra që varionin deri në 110 kilometra në orë, pritet të avancojë drejt Samarit, ishulli i tretë më i madh i Filipineve, si dhe drejt qendrës së vendit gjatë fundjavës, sipas shërbimeve kombëtare meteorologjike, transmeton kp.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Një djalë rreth moshës 2 vjeç u mbyt në ishullin Leyte, shumë pranë Samar. Një grua vdiq si pasojë e rrëshqitjes së dheut dhe një person tjetër humbi jetën pas përmbytjeve masive.

“Thuajse gjysma e fshatrave janë përmbytur”, raportoi gjatë një bisede telefonike me televizionin filipinas ABS-CBN Marcelo Picardal, zëvendësguvernatori i provincës në lindje të Samarit.

Ishujt e Samarit dhe Leyte, ku banojnë 4,5 milionë qytetarë u prekën rëndë nga tajfuni Haiyan në 2013, ku u regjistruan në total 7.350 të vdekur dhe të zhdukur.