Në sulmin me armë të Vjenës, tre persona kanë mbetur të vdekur ndërsa 15 kanë mbetur të plagosur.
Rasti po cilësohet si akt terrorist ndërsa policia e Vjenës përmes Twitterit ka thënë se të vdekurit janë dy burra dhe një grua.
Gjithashtu, bëhet e ditur se gjithsej 15 persona kanë mbetur të plagosur pas sulmit, derisa në mesin e tyre është edhe një oficer policie.
Sulmi ishte organizuar nga së paku një person, që është qëlluar dhe vrarë nga policia, thuhet në njoftimin e Policisë së Vjenës.
Tutje, bëhet e ditur se personi që kreu sulmin kishte armë të gjata me vete si dhe një jelek shpërthyes që pas kontrollit policor doli të jetë fals.
Policia ka njoftuar se kanë kontrolluar apartamentin e të dyshuarit.
-
Policia heton katër persona në Gjermani për lidhje me sulmuesin në Vjenë
-
Nehammer: Sulmi terrorist në Vjenë me motive islamike
-
Rusia me sulme te intensifikuara në Ukrainë
-
Tre policë të vdekur nga një shpërthim në Itali që dyshohet të jetë i qëllimshëm
-
Katër gra dhe një 13-vjeçare gjenden të vrara brenda një dite në Vjenë