Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Katër gra dhe një 13-vjeçare gjenden të vrara brenda një dite në Vjenë

p

Autoritetet austriake po hetojnë vrasjet e katër grave dhe një 13-vjeçareje në Vjenë, tri prej të cilave u gjetën të therura në një shtëpi publike.

Trupat e tri grave të reja u gjetën me plagë thike në shtëpinë publike të premten në mbrëmje dhe dëshmitari që i gjeti telefonoi policinë.

Një 27-vjeçar afgan me thikën që besohet të ketë qenë arma e vrasjeve u arrestua lidhur me to, raportoi Guardian.

Nuk u dha shkak për vrasjet, ndërsa i dyshuari është marrë në pyetje.

Në një rast tjetër nga këto, një grua dhe vajza e saj 13 vjeçe u gjetën të vdekura në një apartament në kryeqytet.

Edhe Tre të vrarë jashtë një restoranti në Linz të Austrisë Botë Tre të vrarë jashtë një restoranti në Linz të Austrisë

Ato raportohet se janë ngulfatur për vdekje, me babanë si i dyshuar kryesor.

Mes viteve 2010 dhe 2020, 319 gra u vranë në Austri, shumica nga partnerët ose ish-partnerët burra, me një rekord prej 43 viktimash në vitin 2019.