Tre persona, dy kalimtarë dhe një polic, janë goditur me thikë nga një burrë në stacionin Victoria të Manchester, në Britaninë e Madhe.
Burri është kapur dhe arrestuar menjëherë pas sulmit nga agjentë të rendit, të cilët shkuan në vendngjarje pas alarmit të lëshuar nga të tjerë kalimtarë.
Tre të plagosurit janë transportuar në spital dhe fatmirësisht asnjë nuk është në rrezik për jetën. Agresori është sulur ndaj kalimtarëve duke thirrur ‘Allah’. Autoritetet po hetojnë për sulmin si rast terrorist, shkruan BW.
Sipas disa dëshmitarëve, burri ka thirrur fraza të tipit: “Nëse sulmoni vende të tjera duhet të prisni këtë në shtëpitë tuaja”.
Arma e përdorur ishte një thikë kuzhine e gjatë 25 centimetra.
Artikuj të ngjashëm
-
Hetohet për terrorizëm i arrestuari që plagosi pesë veta në Manchester
-
Sulmi në Manchester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm
-
Sulm me thikë në një stacion treni afër Cyrihut, tre të plagosur
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster–Londër