Zëvendësshefi i Policisë në Manchester, Russ Jackson, tha se sulmuesi hyri në qendrën tregtare rreth orës 11, i pajisur me thikë të madhe. “Hyri në këtë qendër dhe nisi t’i sulmojë njerëzit me thikë. Dy oficerë policorë që ndodheshin aty u munduan ta zaptojnë sulmuesin. Ai i ndoqi me thikë”, tha ai, duke shtuar se sulmuesi u kap brenda pesë minutash dhe fillimisht u akuzua për sulm serioz. Më pas policia e cilësoi rastin si akt terrorizmi.
Një person u arrestua të premten nën dyshimin për terrorizëm, pasi theri me thikë të paktën pesë persona në qendrën tregtare “Arndale” të qytetit verior anglez Manchester, duke e nxitur evakuimin e menjëhershëm të zonës, shkruan sot Koha Ditore.
Tre persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar në spital, teksa dy të tjerë janë ekzaminuar në vend të ngjarjes meqë kishin marrë lëndime më të lehta, ka njoftuar policia.
“Mund të konfirmojmë se pesë persona kanë pësuar lëndime nga sulmi me thikë dhe janë dërguar në spital”, thuhet në njoftimin e Policisë në Manchester.
“Në këto faza të hershme jemi duke i hetuar motivet e këtij incidenti të tmerrshëm dhe rrethanat ashtu siç i dimë teksa policia antiterrorizëm është duke i zhvilluar hetimet për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes”.
I dyshuari (41) po bërtiste dhe po sillej në mënyrë të çuditshme para se ta ndërmerrte sulmin të premten në mëngjes. Ai më pas u kap nga policia dhe po hetohet për akt terrorizmi...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Sulmi në Manchester trajtohet si incident i lidhur me terrorizëm
-
Tre të plagosur në Manchester, po hetohet për terrorizëm
-
Një 32-vjeçar akuzohet për sulmin masiv me thikë në trenin drejt Londrës
-
S’ka indikacione për terrorizëm në sulmin në tren, thotë policia në Londër
-
Nëntë persona në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë në trenin Doncaster–Londër